Njihuni me vogëlushen shqiptare që imiton vajzat e ekranit, do mahniteni - Gazeta Express
string(71) "njihuni-me-vogelushen-shqiptare-qe-imiton-vajzat-e-ekranit-do-mahniteni"

Njihuni me vogëlushen shqiptare që imiton vajzat e ekranit, do mahniteni

Gazeta Express

15/01/2020 12:26

Është vetëm 5 vjeç, por Amila është që tani shumë e famshme. Vogëlushja ka një veçanti: Imiton në mënyrë perfekte personazhet e ekranit e showbizit. Amila ndiqet nga më shumë se 13 mijë njerëz në Instagram, ku edhe poston fotot duke pozuar e veshur njësoj si VIP-at.

Madje këta të fundit mbeten pa fjalë nga pozat që Amila rikrijon dhe kjo shihet nga komentet që i bëjnë në postime.

Lexo Edhe:

Faqja në Instagram e Amilës menaxhohet nga e ëma. E ftuar pak kohë më parë tek “Rudina”, ajo tregoi se Amila i realizon vetë fotot dhe nuk ka aspak nevojë për ndihmë.

Dëshira e mamasë së Amilës është që në të ardhmen vogëlushja të bëhet pjesë e botës së televizionit dhe me siguri kjo ëndërr do bëhet shumë shpejt realitet pasi vogëlushja e adhuron kamerën dhe i pëlqen të shohë veten në ekran.

Më poshtë po ju sjellim disa nga fotot e Amilës, mes tyre jo vetëm rikrijime të fotove të VIP-ave shqiptarë, por edhe atyre të huaj./Xing.al