Njihuni me modelin e ri të Volkswagen Passat - Gazeta Express
string(44) "njihuni-me-modelin-e-ri-te-volkswagen-passat"

Njihuni me modelin e ri të Volkswagen Passat

AutoTech

Gazeta Express

12/07/2023 22:09

Pas fotove të panumërta spiunazhi të gjeneratës së nëntë të Passat-it gjatë testimit të zhvillimit, Volkswagen publikoi një galeri të madhe fotografish të prototipave të kamufluar, duke konfirmuar kështu se modeli do të debutoj në fund të gushtit.

Modeli Variant do të jetë i disponueshëm në benzinë, naftë, hibrid të butë dhe hibrid plug-in, ndërsa me këtë të fundit, ofron një mundësi lëvizjeje deri në 100 km.

Lexo Edhe:

Ngjashëm me SUV-in e ardhshëm Tiguan, Passat i ri do të inkorporojë gjuhën më të fundit të stilit të VW-së dhe veçoritë e reja të teknologjisë nga Grupi.

VW thotë se Passat i ri do të jetë “më i madh, më i rehatshëm dhe me cilësi më të lartë”.

Pulti, kabina dixhitale, timoni dhe sediljet ergoActive (deri në 14 drejtime të rregullueshme me masazh, ngrohje dhe funksione) duket se janë të përbashkëta me Tiguan, megjithëse tuneli qendror është i ndryshëm me ndarje. Karakteristikat teknike përfshijnë një ekran info-argëtues 12,9 inç ose 15 inç me prekje, një grup instrumentesh dixhitale dhe një ekran opsional.

Passat i ri është 14 cm më i gjatë se modelet e kaluara, hapësira e pasme është zgjeruar me 5 cm në krahasim me gjeneratën e mëparshme edhe bagazhi është rritur me 40-140 lt.

Varianti VW Passat 2024 bazohet në arkitekturën MQB evo, i cili përdoret gjithashtu nga Skoda Superb 2024.

VW konfirmoi se linja e motorëve do të përfshijë opsionet TDI (naftë), TSI (benzinë), eTSI (benzinë ​​hibride e butë) dhe eHybrid (PHEV). Një nga këto të fundit ka shumë të ngjarë të kombinojë një 1.5 TSI evo2 me një motor elektrik që prodhon një 201 kW (150 kW / 204 PS) sipas dyshes së ardhshme VW Tiguan dhe Skoda Kodiaq/Superb. Bateria më e madhe litium-jon 18,5 kWh, do të lejojë një distancë elektrike prej 100 km, duke mbështetur karikim më të shpejtë AC dhe karikim DC. /Shqip.com