Prof. Asoc. Dr. ANTIGONA HASANI, Specialiste e Anesteziologjisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv
Prof. Asoc. Dr. Hasani ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, kurse specializimin nga lëmia e Anesteziologjisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv e ka kryer në Universitetin Marmara, në Istanbull, Turqi.
Në po të njëjtin universitet ka fituar edhe titullin e subspecialistit nga lëmia e Neuroanestezionit.Titullin e Magjistrit të Shkencave të Mjekësisë e ka fituar në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, kurse Doktor i Shkencave të Mjekësisë është promovuar në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Shkupit, Maqedonia e Veriut.
Prof. Dr. Antigona është shefe e katedrës dhe ligjëruese e lëndës Anesteziologji dhe Reanimacion, në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Prishtinës.
Ajo ka një eksperiencë mbi 20 vjeçare si specialiste e Anesteziologjisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv, kurse karrierën e specialistit e ka filluar në Turqi dhe tani e vazhdon në Kosovë.
Prof. Antigona është autore e shumë punimeve shkencore, librave dhe prezentimeve në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është themeluese e Asociacionit Kosovar të Anesteziologëve, Shoqatës Kosovare për Menaxhimin e Rrugëve të Frymëmarrjes dhe Kosova Resuscitation Society.
Prof. Dr. Antigona Hasani është pjesë e Departamentit të Anesteziologjisë dhe Reanimacionit, në Spitalin Amerikan Kosovë, prej themelimit të tij.Interesimet e ngushta profesionale janë: neuroanestezioni, anestezioni pediatrik, anestezioni obstetrik, mjekimi intenziv dhe trajtimi i dhimbjes.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.Spitali Amerikan,
Përqafoje Jetën!#spitaliamerikan#perqafojejeten
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....