string(73) "njihuni-me-majlen-te-cilen-nena-valmire-e-lindi-me-22-2-2022-ne-oren-2-22"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2022 23:27

Njihuni me Majlën, të cilën nëna Valmire e lindi më 22.2.2022 në orën 2.22

Lajme

Gazeta Express

22/02/2022 23:27

Në spital në Leverkusen të Gjermanisë, një vajzë ka ardhur në jetë në datën 22.2.2022. Emri i saj është Majla dhe ka prindër nga Kosova.

Nëna me emrin Valmire solli në jetë Majlën në orën 2.22 të mëngjesit.

Sipas klinikës, gjendja e nënës dhe fëmijës është e mirë.

Epo, nëse ndiqet besimi në këtë datë, jeta e Majlës do të jetë e mrekullueshme.