Shejh Moza bint Nasser, gruaja e Emirit të Katarit, është dalluar gjithmonë për stilin, bukurinë dhe arsimimin e saj.
Ajo është një nga tre gratë e Emirit të Katarit dhe ka gjithmonë vëmendjen e mediave botërore.
Ajo ka pesë djem dhe dy vajza, dhe u martua me Emirin në moshën 18 vjeç, në 1977.
Shejh Moza bëri për vete publikun botëror me stilin e saj të veçantë, por edhe me qëndrimin, të cilin gjithmonë e shpreh qartë duke mbajtur fjalime në institucionet kryesore politike dhe shoqërore.
Thuhet se ajo është dashuria më e madhe e Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani, edhe pse ky i fundit ka dhe gra të tjera.
Deri më tani, Moza ka shtatë doktoratura dhe është një nga zonjat e pakta në vendin mysliman, që kujdeset për pamjen dhe veshjen e saj.
Disa nga veshjet e saj kushtojnë 30,000 dollarë, madje edhe deri në 100,000 dollarë, raportojnë mediet e huaja.
Por ky luks i çmendur nuk përbën problem as për të e as për banorët e Katarit, që cilësohet një nga vendet më të pasura në botë dhe ku luksi është kthyer në diçka normale dekadat e fundit.
Në Bau Market, përfitoni zbritje të jashtëzakonshme për pajisjet efiçiente dhe subvencione nga Qeveria e Kosovës! – Kondicionerë: Subvencion...