Njihuni me gruan 112-vjeçe nga Prizreni, mjeku: Më vizitoi një gjyshe e shëndoshë
Lajme
Gazeta Express
26/01/2022 18:19
Gjyshe të shëndoshë e ka quajtur 112-vjeçaren Xhemile Susuri, mjeku dhe drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj.
“Një ndenjë e veçantë për mjekun kur viziton nje gjyshe
të mirë dhe të shëndoshë të moshës 112 vjeçare. Jetë te gjatë për Xhemile
Susurin!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Express.
Doktori ka publikuar edhe një foto me njërën nga gratë që besohet se është më e vjetra në Kosovë.