Njihuni me gjyshen shqiptare që është bërë yll në TikTok - Gazeta Express

Njihuni me gjyshen shqiptare që është bërë yll në TikTok

Lajme

Gazeta Express

15/10/2020 10:13

Një gjyshe 57-vjeçare, Burbuqe Elezi është bërë ylli i “TokTok”. Shqiptarja jeton prej 22 vitesh në Florida të SHBA, por nuk i harron kulturën dhe traditat tona.

Ajo shihet në “TikTok” duke kënduar edhe kërcyer këngë e vallë shqiptare. Gjyshja 57-vjeçare rrëfeu në “Wake Up” në Top Channel se njerëzit e duan shumë në këtë rrjet social dhe mesazhet që merr janë shumë të bukura.

“Njerëzit më falendojnë për buzëqeshjen, pëlqejnë buzëqeshjen time, mënyrën e të veshurit. Mua më pëlqen TikTok, është qejf, është bukur. Pse të mos ketë edhe gra të tjera”, tha 57-vjeçarja.

Gjithashtu, gruaja u shpreh se: “Jeta sociale këtu në SHBA nuk ekziston, nuk ka ato gjëra të bukura që ka Shqipëria”.

Burbuqja tregoi me shaka se i shoqi ishte kundër dhe herë pas herë i thoshte: “Shkallove”.