Njihuni me djaloshin shqiptar nga Gostivari që realizoi ëndrrën e tij, takoi Mbappen - Gazeta Express
string(83) "njihuni-me-djaloshin-shqiptar-nga-gostivari-qe-realizoi-endrren-e-tij-takoi-mbappen"

Njihuni me djaloshin shqiptar nga Gostivari që realizoi ëndrrën e tij, takoi Mbappen

Futboll

Gazeta Express

20/01/2025 0:08

Një djalosh shqiptar nga Gostivari ka realizuar ëndrrën e tij. Bëhet fjalë për Reis Fejzi i cili kishte udhëtuar në Madrid për të ndjek ndeshjen Real Madrid dhe Las Palmas (4-1) dhe mundësishtë për të takuar yllin botëror Kylian Mbappe.

Dhe, sapo arbitri vërshëlleu përfundimin e ndeshjes, djaloshi 10 vjeçar u nis drejt fushës, e dribloi sigurimin dhe takoi Mbappen, me të cilin shkëmbeu ca fjalë, duke i treguar se e admiron shumë.

Lexo Edhe:

Më pas, Mbappe ia ka dhuruar fanellën e tij.

I gjithë ky moment është përcjellur me emocione, lot e gëzim te Reisi, i cili ka shkrepur edhe një foto me fanellën e Mbappes.

Reis Fejzi stërvitet te shkolla e futbollit “Qendra Sportive Trajnuese ES” ose KF “ES” nga fshati Kamjan i Tetovës me trajner Elmaz Sinani. /Open-TV/