Njësia Speciale e Policisë dhe KFOR ushtrojnë bashkë në veri, u testua koha e reagimit, pajisjet e komunikimi - Gazeta Express
string(107) "njesia-speciale-e-policise-dhe-kfor-ushtrojne-bashke-ne-veri-u-testua-koha-e-reagimit-pajisjet-e-komunikimi"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 16:44

Njësia Speciale e Policisë dhe KFOR ushtrojnë bashkë në veri, u testua koha e reagimit, pajisjet e komunikimi

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 16:44

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it kanë zhvilluar sot një ushtrim, të cilin e emëruan “ALAMO” në pjesën veriore të vendit.

Policia tha se qëllimi i këtij ushtrimi ishte koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it.

“Sot më 07.11.2025, është  zhvilluar një ushtrim i emërtuar “ALAMO”, i koordinuar mes Policisë dhe KFOR-it, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit.  Qëllimi i këtij ushtrimi ishte: koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt. Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga Policia ishin njësitet relevante (speciale) të Policisë”, u tha në njoftim.

Policia shtoi se në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore. 

“Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30. Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit”./Express/