Sot, në orët e pasdites, policia në Mitrovicë njofton se ka konfiskuar një armë zjarri.
Sipas policisë, arma është konfiskuar gjatë një pike kontrolli në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, “me rastin e ndaljes dhe kontrollimit të një veture nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast te pasagjeri është gjetur një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”.
Personi i dyshuar, i moshës 23-vjeçare është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, vijon njoftimi i PK.
Ndaj tij është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...