Njësia e Reagimit të Shpejtë arrestoi një 23 vjeçar në Mitrovicë të Jugut, iu gjet një pistoletë me 5 fishekë në veturë - Gazeta Express
string(118) "njesia-e-reagimit-te-shpejte-arrestoi-nje-23-vjecar-ne-mitrovice-te-jugut-iu-gjet-nje-pistolete-me-5-fisheke-ne-veture"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 22:17

Njësia e Reagimit të Shpejtë arrestoi një 23 vjeçar në Mitrovicë të Jugut, iu gjet një pistoletë me 5 fishekë në veturë

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 22:17

Sot, në orët e pasdites, policia në Mitrovicë njofton se ka konfiskuar një armë zjarri.

Sipas policisë, arma është konfiskuar gjatë një pike kontrolli në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, “me rastin e ndaljes dhe kontrollimit të një veture nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast te pasagjeri është gjetur një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”.

Personi i dyshuar, i moshës 23-vjeçare është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, vijon njoftimi i PK.  

Ndaj tij është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement