“Njeriu po vritet si një mizë” Pamjet, lamtumira e fundit për dy vëllezërit shqiptarë të ekzekutuar - Gazeta Express
string(96) "njeriu-po-vritet-si-nje-mize-pamjet-lamtumira-e-fundit-per-dy-vellezerit-shqiptare-te-ekzekutuar"

“Njeriu po vritet si një mizë” Pamjet, lamtumira e fundit për dy vëllezërit shqiptarë të ekzekutuar

Gazeta Express

07/06/2020 8:20

Familjarë, të afërm dhe miq përcollën mes lotëve dhe dhimbjes këtë të shtunë në banesën e fundit dy vëllezërit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhontil Bardhi 24 vjeç, të cilët u vranë me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes në Gramës të Krujës.

Ndërkohë autori i ngjarjes, Roland Pula 32 vjeç nga Kruja, vijon të mbetet në kërkim policor.

Lexo Edhe:

Një meshë në kishë i parapriu përcjelljes për në banesën e fundit të dy vëllezërve.

Mons. George Frendo O.P.  Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës e Durrësit, në fjalën e tij shprehu shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend.

“Këto shtatë ditë të fundit kanë qenë shtatë ditë tmerri” tha ai.

Shoqëria jonë është në krizë, tha ai.

Për familjen e viktimave, krahas ngushëllimit për humbjen e djemve pati edhe një ftesë për falje./oraneës