string(58) "njeriu-i-trump-it-musk-emigrant-i-paligjshem-te-deportohet"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 9:45

Njeriu i Trump-it: Musk emigrant i paligjshëm, të deportohet

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 9:45

Teksa në 24 orët e fundit përballja publike midis Donald Trump dhe Elon Musk është përshkallëzuar në një nivel të paparë, Steve Bannon, një nga kritikët më të ashpër të Elon Musk në muajt e fundit dhe ish-këshilltar personal i Trump, tha se po i kërkon presidentit amerikan të anulojë të gjitha kontratat qeveritare të miliarderit dhe të urdhërojë hetime të shumta ndaj tij.

“Duhet të ketë një hetim formal mbi statusin e tij të imigracionit, sepse unë besoj fuqimisht se ai është një emigrant i paligjshëm dhe duhet të deportohet menjëherë”, tha Bannon në një bisedë telefonike me The Neë York Times.

Ish-strategu kryesor i Trump nuk u ndal me kaq. Ai theksoi se administrata duhet të hetojë Musk për përdorim droge, siç u raportua së fundmi nga Neë York Times, si dhe përpjekjen e CEO-s së Tesla për të marrë informacion të klasifikuar në lidhje me Kinën nga Pentagoni.

“Leja e sigurisë e Musk duhet të pezullohet ndërsa këto hetime janë duke vazhduar”, përfundoi Bannon.

Grindja e Elon Musk me Donald Trump  tani është në kulmin e saj dhe ka dalë jashtë kontrollit, vetëm 24 orë pas përfundimit të bashkëpunimit të tyre qeveritar dhe largimit të Musk nga DOGE.

Presidenti amerikan ka deklaruar se ky nuk është… fundi i Musk, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë në nivel këshillimor, por përballja e tyre publike, në këtë moment, nuk lë shumë vend për… optimizëm.

Musk shkroi në Tëitter se ishte koha për të hedhur një “bombë” të madhe. “Trump është në listën Epstein. Kjo është arsyeja pse nuk u bënë publike”, tha ai, duke i thënë mirëmëngjes presidentit amerikan!

Dhe ai vazhdoi: “Shënojeni këtë postim për të ardhmen. E vërteta do të zbulohet.”

Vlen të kujtojmë se pedofili dhe tutori Jeffrey Epstein kishte shumë lidhje të profilit të lartë, duke përfshirë ish-presidentë amerikanë, kryeministra të huaj dhe Princin Andreë të Britanisë.

Akuzat e Musk ua zgjuan oreksin demokratëve, të cilët po bëjnë thirrje që dosjet e Epsteinit të bëhen publike.

Nga ana e tij, presidenti amerikan më parë kishte kërcënuar hapur se do t’i jepte fund kontratave dhe subvencioneve qeveritare të dhëna për kompanitë e Musk.

Mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda dollarë në buxhetin tonë është t’i japim fund granteve dhe kontratave qeveritare të Elon”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

Duke iu përgjigjur kërcënimeve të Trump në lidhje me shkurtimet e granteve dhe kontratave qeveritare, Musk tha se do ta çmontonte menjëherë anijen kozmike Dragon të SpaceX.

Duke komentuar mbi “bombën” e Musk në lidhje me listën Epstein, Donald Trump dukej se donte ta ulte tonin, megjithatë shkroi në Truth Social.

Nuk më shqetëson që Elon të kthehet kundër meje, por duhet ta kishte bërë muaj më parë“, tha Trump.

Në një tjetër veprim që i hedh benzinë zjarrit të marrëdhënies së tij tashmë të tensionuar me Donald Trump , Elon Musk ka hapur publikisht diskutimin rreth krijimit të një partie të re politike në SHBA.

Në një postim në platformën X, miliarderi po kryen një sondazh dixhital mbi faktin nëse “është koha për të krijuar një parti të re politike në Amerikë që përfaqëson vërtet 80% të qendrës?”.

aaaaa