"Njeri i artit", Florent Muslija e përcjell me melodi të pianos golin e tij magjik - Gazeta Express
string(79) "njeri-i-artit-florent-muslija-e-percjell-me-melodi-te-pianos-golin-e-tij-magjik"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 21:26

“Njeri i artit”, Florent Muslija e përcjell me melodi të pianos golin e tij magjik

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 21:26

Klubi gjerman, Fortuna Dusseldorf ka bërë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Florent Muslijën.

Ky i fundit, ndonëse nuk e nisi nga fillimi ndeshjen e xhiros së 24-të ndaj Bochumit, u inkuadrua në minutën e 20-të.

Inkuadrimi i tij ishte kyç për Fortunën, pasi Muslija e shënoi golin e fitores, në triumfin prej 2-1 të klubit të tij.

Muslija shënoi një gol të bukur në minutën e 57-të të ndeshjes, për ta bërë rezultatin 2-0 për Fortunën.

E, golin e tij të bukur e ka rikujtuar edhe një herë klubi i tij.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të klubit, shihet Muslija duke e përcjellur golin e tij, me melodi të pianos.

“Njeri i artit”, shkruan Fortuna në “Instagram”.

Goli ndaj Bochumit, ishte i katërti këtë sezon për yllin e kombëtares dardane në Bundesliga 2, teksa ka edhe katër asistime.

Ai është i huazuar te Fortuna Dusseldorf deri në fund të këtij sezoni nga Freiburg, që garon në Bundesliga./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement