Njerëzit po shërohen nga koronavirusi edhe pa vaksinë - Gazeta Express
string(53) "njerezit-po-sherohen-nga-koronavirusi-edhe-pa-vaksine"

Gazeta Express

12/02/2020 11:46

Njerëzit po shërohen nga koronavirusi edhe pa vaksinë

Gazeta Express

12/02/2020 11:46

Përderisa koronavirusi po vazhdon të përhapet, shumica e mediave janë fokusuar në numrin e rasteve të reja apo numrin e atyre, të cilët kanë humbur jetën si pasojë. Por nga ana tjetër, shumë persona kanë arritur që të shërohen nga ky virus.

Sipas disa hulumtimeve të Universitetit Johns Hopkins, numri i njerëzve që shërohen nga virusi po rritet. Deri më 11 shkurt, të paktën 4.200 njerëz janë shëruar, shumica e të cilëve ishin në Kinë. Gjithashtu edhe pacientë të tjerë në Tajlandë dhe Singapor kanë arritur të shërohen dhe t’i shpëtojnë virusit.

Lexo Edhe:

Edhe pse këto statistika janë premtuese, ka akoma më shumë se 44.000 raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën.

Por, ndërkohë ende nuk është e qartë edhe për specialistët mjekësorë, se si këta persona kanë arritur të shërohen pa vaksinë. Nga ana tjetër, mjekët janë dyshues në lidhje me atë se nëse këta pacientë janë përmirësuar tërësisht, apo virusi vazhdon ende në trup vetëm se është in aktiv.

Gjithsesi, zbulimi i një vaksine që do ta parandalonte këtë virus do të marrë kohë thonë shkencëtarët. Mund të duhet deri në një vit, përpara se vaksina të dalë në treg. /tirana post/ Express