Njerëzit nuk i sajojnë vështirësitë emocionale për të kërkuar vëmendje - Gazeta Express
string(70) "njerezit-nuk-i-sajojne-veshtiresite-emocionale-per-te-kerkuar-vemendje"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

16/09/2022 13:23

Njerëzit nuk i sajojnë vështirësitë emocionale për të kërkuar vëmendje

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

16/09/2022 13:23

Të kesh një mik për të folur mund të mos jetë i mjaftueshëm. Në këtë rast, të ndihmosh të afërmin/mikun tënd të kuptojë se ndihma psikologjike mund të jetë e nevojshme dhe ta ndihmosh ta gjejë atë, është me vlerë të madhe.

Brikena Krasniqi-Hoti

Edhe nëse kjo ndodhë, nevoja e tepërt për të marrë vëmendje nga të tjerët, në vetvete është tregues se sa i papërmbushur dhe në vuajtje brenda vetës është ai apo ajo.

Pikërisht kjo gjë është shenjë e vështirësive emocionale/psikologjike, për të cilën i duhet përkrahje apo edhe ndihmë profesionale.

Sjelljet e njerëzve që duket se po kërkojnë vëmendje të tepërt, janë të prirura t’ju bëjnë të ndiheni të irrituar dhe të turpëruar. Por duhet ta dallojmë kur sjellja e kërkimit të vëmendjes është diçka që thjesht mund ta injoroni dhe kur është një problem që mund të duhet të trajtohet në një mënyrë më serioze?

Është nevojë universale njerëzore, të dëshirosh të biesh në sy, të merresh seriozisht dhe të të duan. Pra, në një mënyrë të caktuar, sjelljet e kërkimit të vëmendjes shumica prej nesh mund ti kuptojnë se nga burojnë.

Në anën tjetër, sjellja e kërkimit të vëmendjes në shikim të parë mund të duket manipuluese, pasive-agresive ose e rëndë, dhe mund t’i largojë njerëzit, t’i tendosë marrëdhëniet ose t’i shkatërrojë ato fare.

Por kjo sjellje mund të jetë tregues se personi është duke përjetuar vështirësi emocionale si vetëvlerësim i ulët, luhatje disponimi, ankth ose çrregullime të personalitetit, ai mund të jetë duke luftuar me diçka si çrregullimi bipolar, dhe shumë vështirësi të tjera për t’i numëruar.

T’i thuash dikujt “ta mbledh veten” asnjëherë se ka ndihmuar dikë ta bëjë atë gje. Kjo qasje është e pandjeshme dhe mospërfillëse, e në rastin më të keq, sinjalizon një mosgatishmëri për të ndihmuar individin të përballet me shqetësimin në fjalë.  Është shumë më e dobishme të tregoni mbështetjen tuaj, edhe nëse nuk e kuptoni vërtet gjendjen ose si ndihet.  Provoni të thoni diçka si: “Jam këtu për të dëgjuar se si ndihesh”; “Kjo është e vështirë, por ne do ta kalojmë atë së bashku”.  Mbështeteni këtë deklaratë me veprim: Qëndroni me ta sipas nevojës. 

Pra, nëse është e mundur, mënyra më e mirë për të folur me dikë që po shfaq këto sjellje është dhembshuria dhe mirëkuptimi. Mundohuni t’i tregoni personit atë që po vëzhgoni dhe pyesni se çfarë mund të bëni për të ndihmuar. Pyeteni atë se me çfarë po përballen dhe tregojuni se jeni aty për ta mbështetur. Shpeshherë, thjesht të kesh dikë në jetë që kujdeset është e mjaftueshme që personi të ndihet më mirë dhe të ulë disa nga sjelljet e tij të kërkimit të vëmendjes.

Njerëzit me çrregullime psikologjike gjithashtu stigmatizohen nga njerëzit përreth tyre, duke sjellë si pasojë turp dhe siklet, si dhe paragjykim dhe diskriminim ndaj tyre. Kështu, kuptimi dhe trajtimi i çrregullimit psikologjik ka implikime të gjera në jetën e përditshme të shumë njerëzve.

Të kesh një mik për të folur mund të mos jetë i mjaftueshëm. Në këtë rast, të ndihmosh të afërmin/mikun tënd të kuptojë se ndihma psikologjike mund të jetë e nevojshme dhe ta ndihmosh ta gjejë atë, është me vlerë të madhe.