Njerëzit me mbipeshë janë më të rrezikuar nga koronavirusi - Gazeta Express
string(58) "njerezit-me-mbipeshe-jane-me-te-rrezikuar-nga-koronavirusi"

Njerëzit me mbipeshë janë më të rrezikuar nga koronavirusi

Gazeta Express

23/03/2020 12:38

Gati dy të tretat e pacientëve që përjetojnë simptoma të rënda të koronavirusit janë persona me mbipeshë, sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore. Mjekët kanë paralajmëruar se njerëzit me mbipeshë kanë gjasë më të madhe të vdesin nga koronavirusi.

Në një raport të hartuar nga mjekë të njohur thuhet se 63 për qind e pacientëve në sektorin e kujdesit intenziv në spitalet e Britanisë së Madhe janë persona me mbipeshë.

Lexo Edhe:

Njerëzit me mbipeshë zakonisht kanë edhe probleme të tjera shëndetësore, përfshirë funksion të dobësuar të mushkërive, sistem imunitar më të dobët dhe shtypje të lartë të gjakut. Të gjitha këto rrethana e bëjnë më të vështirë luftën kundër infeksioneve.

Pesha e tepërt në murin e gjoksit gjithashtu e bën më të vështirë që muskujt të fusin frymë thellë dhe të dërgojnë oksigjen në mushkëri.

Virusi Covid-19 i vret njerëzit kur depërton thellë në mushkëri dhe duke shkaktuar ndërlikime, siç është pneumonia, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Mungesa e oksigjenit e shton rrezikun që mushkëritë e pacientëve me mbipeshë të dështojnë dhe ata persona duhet të ndihmohen me ventilatorë që të marrin frymë.

Deri  më tani,  281 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe dhe mbi 5 mijë e 600 janë infektuar.