Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë rrezik për sulm - Gazeta Express
string(57) "njerezit-me-kete-grup-gjaku-kane-me-shume-rrezik-per-sulm"

Shneta

Gazeta Express

23/09/2022 14:20

Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë rrezik për sulm

Shneta

Gazeta Express

23/09/2022 14:20

Tipi i gjakut mund të thotë për shëndetin më shumë se që është menduar. Një studim i ri, i publikuar nga gazeta “Neurology” nxjerr në pah tipat e gjakut që kanë më shumë rrezik për sulm para moshës 60-vjeçare. Hulumtuesit e Universitetit të Marylandit kanë thënë në një njoftim për media se ky zbulim mund të çojë në rrugë të reja potenciale për të parandaluar sulmet.

Shkencëtarët kanë kryer një meta-analizë të 48 studimeve në gjenetikë dhe sulmet ishemike. Të gjitha 48 studimet kanë përfshirë 17 mijë pacientë që pësuan sulm dhe rreth 600 mijë njerëz që s’kanë përjetuar kurrë sulm. Shkencëtarët kanë shikuar të dhënat gjenetike të të gjithëve dhe kanë gjetur lidhje të sulmit para moshës 60-vjeçare dhe gjenit që përcakton nëse tipi i gjakut është A, AB, B ose 0.

Lexo Edhe:

Është gjetur se ata që kanë tipin A të gjakut kanë 16 për qind më shumë rrezik për sulm të mëhershëm se njerëzit me tipa të tjerë të gjakut. Ata të grupit 0 kanë 12 për qind më pak rrezik për sulm se të tjerët.

“Meta-analiza jonë shikonte në profilin e gjeneve dhe gjeti një lidhje mes grupeve të gjakut dhe rrezikut për sulm të hershëm. Lidhja e grupit të gjakut me sulme të mëvonshme ishte më e dobët se ajo që gjetëm me të mëhershmet”, ka thënë një nga hulumtuesit kryesor, Braxton Mitchell, profesor i mjekësisë.

Sipas njoftimit nga Universiteti i Marylandit, grupi i hulumtuesve u shpreh se rreziku më i lartë te grupi A nuk është diçka që duhet t’i shqetësojë njerëzit apo t’i bëjë që të kryejnë ekzaminime ekstra.

Thjesht duhet të ruhet shëndeti.

Si të shmanget një sulm në zemër apo tru?

Janë disa strategji, sipas ekspertëve. Rekomandohet të ndalet duhanpirja; të përcillet tensioni i gjakut rregullisht; të konsumohen fruta, perime, peshk; të ushtrohet të paktën 10 minuta në ditë; të dihet niveli i kolesterinës dhe të mbahet nën kontroll.

Sulmet janë shkaktari i dytë i vdekjeve në botë