“Njerëzit duhet t’i shikojnë punët e tyre”, këngëtari reagon ashpër pasi e spiunuan fqinjët - Gazeta Express
string(87) "njerezit-duhet-ti-shikojne-punet-e-tyre-kengetari-reagon-ashper-pasi-e-spiunuan-fqinjet"

Rozë

Gazeta Express

25/06/2021 11:23

“Njerëzit duhet t’i shikojnë punët e tyre”, këngëtari reagon ashpër pasi e spiunuan fqinjët

Rozë

Gazeta Express

25/06/2021 11:23

Këngëtari anglez, Ed Sheeran, u është drejtuar raporteve se po përballet me një hetim nga këshilli lokal pasi fqinjët e tij zbuluar një belveder të ri prej druri në shtëpinë e tij dhe e spiunuan atë, shkruan ‘DailyMail’, transmeton Express Rozë.

Ed po përballet me pyetje nga vendasit pasi një belveder i ri prej druri u pa në një postim të tij në rrjetin social “Instagram”.

Lexo Edhe:

Këngëtari tha se ‘njerëzit duhet t’i shikojnë punët e tyre’ kur u pyetën për mosmarrëveshjet në planifikim në shtëpinë e tij në Suffolk, të quajtur ‘Sheeranville’.

Kjo deklaratë erdhi pasi Ed po përgatitet të bëjë rikthimin e tij muzikor me këngën e tij të re “Bad Habits”, e cila do të dalë në treg të premten.

Perandoria e brendshme e muzikantit, e cila është quajtur ‘Sheeranville’, filloi në  vitin 2012, kur ai bleu një shtëpi fermë moderne në qytetin e Framlingham, Suffolk, ku u rrit.

Që atëherë, ai ka blerë katër shtëpi fqinje, e fundit prej të cilave ishte blerja në prill e shtëpisë së fqinjit Sharon Jest, i cili kishte kundërshtuar planet e tij për të ndërtuar një shtëpi me pemë dhe kishëz.