Njerëz me maska shihen në protestat e veriut, dyshohet se janë anëtarë të strukturës kriminale "Mbrojtja Civile" - Gazeta Express
string(109) "njerez-me-maska-shihen-ne-protestat-e-veriut-dyshohet-se-jane-anetare-te-struktures-kriminale-mbrojtja-civile"

Njerëz me maska shihen në protestat e veriut, dyshohet se janë anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 10:19

Struktura ilegale dhe kriminale janë pjesë e protestzve që po mbahen edhe sot në veri të Kosovës.

Njerëz të maskuar janë pjarë që po marrin pjesë në këto protesta që janë vazhdimsi e asaj cka ndodhi të premten atje.

Lexo Edhe:

Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste.

Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.

Përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviq “Lune”.