Njëra ndër fotografitë më prekëse të dekadës: Dy punëtorët përqafohen pak para vdekjes mbi turbinën e erës - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/05/2020 13:49

Njëra ndër fotografitë më prekëse të dekadës: Dy punëtorët përqafohen pak para vdekjes mbi turbinën e erës

Lajme

Gazeta Express

27/05/2020 13:49

Përqafimi i fundit i dy punëtorëve holandezë përpara se të vdisnin nga shpërthimi i turbinës së erës, është njëra ndër fotografitë më prekëse e shkrepur ndonjëherë

Më 29 tetor të vitit 2013 në Ooltgensplaat, Holandë, shpërtheu një turbinë e erës duke i bllokuar dy punëtorë të rinj në lartësinë 80 metra. Dy djelmoshat po kontrollonin turbinat e erës, derisa njëra nga to shpërtheu.

Zjarri i bllokoi ata në atë lartësi të madhe dhe ata kishin zgjedhur që të përqafoheshin me njëri-tjetrin, pak para se të vdisnin.

Njëri nga teknikët u hodh nga turbina për të mos u djegur i gjallë, ndërsa tjetri u përpoq të lëshohej nga brenda, por u bllokua dhe vdiq.

Ajo që e bën më shumë prekëse këtë ngjarje është se dy teknikët kanë qenë të moshës 19 dhe 21 vjeç.

Ky aksident ka ndodhur në një fermë me turbina të erës në Ooltgensplaat, Holandë. Një ekuipazh prej katër vetash po kryente mirëmbajtje rutinore në turbinën me erë 67 metra, kur papritmas shpërtheu zjarri. Dy nga katër personat ishin në gjendje të shpëtonin ndërsa dy të tjerët u bllokuan.