Projekt-propozimi synon të ketë një efekt të ngjashëm me rregulloren e BE-së kundër punës së detyruar
Pas refuzimit të marrëveshjes Mercosur nga Dhoma Ncionale e Parlamentit Zviceran dhe për shkak të kërcënimeve për tarifa të reja importi nga SHBA-ja, një grup po punon për një zgjidhje.
Paneli, përfshirë anëtarët e Dhomës së Kantoneve Benedikt Würth (Partia Qendra/SG) dhe Damian Müller (FDP/LU), synon të paraqesë projekt-propozimin e tij në Komitetin e Punëve të Jashtme në gusht, transmeton albinfo.ch.
Qeveria amerikane akuzon Zvicrën se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar punën e detyruar. Projekt-propozimi synon të ketë një efekt të ngjashëm me rregulloren e BE-së kundër punës së detyruar, sipas informacionit të marrë nga “NZZ am Sonntag”.
Një klauzolë përkatëse mund të jetë e dobishme në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në, u tha Sekretares së Shtetit për Çështjet Ekonomike Helene Budliger Artieda anëtarëve të parlamentit, sipas gazetës.