Një xhihadist nga Gjilani vdes në Siri nga uria - Gazeta Express
string(47) "nje-xhihadist-nga-gjilani-vdes-ne-siri-nga-uria"

Një xhihadist nga Gjilani vdes në Siri nga uria

Gazeta Express

20/01/2020 12:49

Bedri Elezi, Drejtori i Institut të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, ka bërë të ditur sot se një luftëtar shqiptar i ISIS, që ndodhej në burgjet kurde, ka humbur jetën.

Elezi tha se ai ishte një i ri nga Gjilani, pjesë e ISIS, i arrestuar nga forcat kurde në kufi me Irakun.

Lexo Edhe:

“Sipas informacioneve të marra në burgun Hasakah, ku ndodhen shqiptarë”, tha Elezi, “ai ka vdekur për shkak të mungesës së ushqimeve”.

Mungesa e ushqimeve ka ardhur për shkak të tkurrjes së aktivitetit të këtyre forcave kurde në rajon, pas zhvillimeve të fundit të njohura. Sipas burimeve që ne kemi, është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve në tërësi në ato burgje,” tha ai për ABC News.