Një vizitor kapet duke futur një telefon në Dubravë, e kishte kamufluar në trup - Gazeta Express
string(78) "nje-vizitor-kapet-duke-futur-nje-telefon-ne-dubrave-e-kishte-kamufluar-ne-trup"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 16:37

Një vizitor kapet duke futur një telefon në Dubravë, e kishte kamufluar në trup

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 16:37

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka kapur një vizitor duke tentuar të kontrabandojë një telefon brenda institucionit.

SHKK tha se gjatë kontrollit të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, është gjetur dhe është konfiskuar një telefon mobil Samsung, një SIM Card dhe dy kabllo mbushëse.

“Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se “do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement