Një vit pas shpërthimit, kanali i Ibër Lepencit dëmtohet sërish nga persona të panjohur – Policia jep detaje - Gazeta Express
string(105) "nje-vit-pas-shperthimit-kanali-i-iber-lepencit-demtohet-serish-nga-persona-te-panjohur-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 10:51

Një vit pas shpërthimit, kanali i Ibër Lepencit dëmtohet sërish nga persona të panjohur – Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 10:51

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se kanali i Ibër Lepencit është dëmtuar sërish.

Në raportin e PK’së theksohet se dëmtimi është bërë nga persona të panjohur.

‘’ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS

Zubin Potok  22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)’’, thuhet në raportin e PK’së.

Ndryshe, për shkak të një shpërthimi, kanali Ibër-Lepenc, ishte dëmtuar edhe një vit më parë. Më saktësisht, shpërthimi ndodhi me 29 nëntor, 2024, rast të cilin, Kosova e cilësoi si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij. /GazetaExpress