Një vit nga vdekja e vokalistit të grupit “The Prodigy” - Gazeta Express
string(53) "nje-vit-nga-vdekja-e-vokalistit-te-grupit-the-prodigy"

Një vit nga vdekja e vokalistit të grupit “The Prodigy”

Gazeta Express

05/03/2020 1:05

“The Prodigy” e ka nderuar vokalistin e ndjerë të bendit, Keith Flint, duke e shënuar kështu një vjetorin e vdekjes së tij

Flint kreu vetëvrasje më 4 mars të vitit të kaluar, në moshën 49-vjeçare.

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në Twitter, anëtarët e mbetur të bendit, Liam Howlett dhe Maxim, e shënuan një vjetorin e vdekjes së mikut të tyre, me një mesazh emocionues, transmeton Koha.net.

“Ka kaluar një vit prej se ti na le, dhe po ta ndjejmë mungesën çdo ditë miku ynë. Drita jote vazhdon të shkëlqejë fuqishëm,” shkruhej në mesazhin e bendit. “Ti gjithmonë do të jesh në mesin tonë, sepse NE JETOJMË PËRGJITHMONË…”

Ky mesazh prekës shoqërohej edhe me disa fotografi ku, Flint, Howlett dhe Maxim, shihen duke performuar së bashku.