Një vit nga tragjedia në Koçan, Mickoski: Dhimbja mbetet, duhet të ndërtojmë institucione që nuk lejojnë përsëritjen e saj - Gazeta Express
string(119) "nje-vit-nga-tragjedia-ne-kocan-mickoski-dhimbja-mbetet-duhet-te-ndertojme-institucione-qe-nuk-lejojne-perseritjen-e-saj"

Maqedoni

Gazeta Express

14/03/2026 12:26

Një vit nga tragjedia në Koçan, Mickoski: Dhimbja mbetet, duhet të ndërtojmë institucione që nuk lejojnë përsëritjen e saj

Maqedoni

Gazeta Express

14/03/2026 12:26

Një vit pas zjarrit tragjik në Koçan që tronditi gjithë vendin, drejtuesit shtetërorë theksuan se dhimbja mbetet, por edhe detyrimi për të ndërtuar institucione që nuk do të lejojnë përsëritjen e një tragjedie të tillë. Mesazhet u dhanë në konferencën ndërkombëtare në Shkup kushtuar aspekteve institucionale dhe klinike pas kësaj tragjedie.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se zjarri në Koçan ka lënë një plagë të thellë në shoqëri dhe në kujtesën e shtetit.
“Tragjedia në Koçan la një plagë të thellë në shoqërinë tonë. Në një natë u ndërprenë jetë, u ndryshuan fate dhe u hap një dhimbje që do të mbetet gjatë në kujtesën e shtetit tonë”, tha Mickoski.

Gjatë fjalimit të tij ai lexoi edhe emrat e viktimave të zjarrit, duke theksuar se ata nuk janë vetëm statistika.
“Njerëzit që humbën jetën nuk janë një numër, por fate dhe personalitete”, tha kryeministri, duke shtuar se dita e tragjedisë ishte më e vështira në jetën e tij dhe se ajo ndodhi vetëm tetë muaj pasi kishte marrë detyrën.

Mickoski theksoi se tragjedia është rezultat i një sistemi të dobësuar ndër vite dhe se përgjegjësia duhet të përcaktohet nga institucionet e drejtësisë.
“Vetëm tetë muaj nga drejtimi im i shtetit u pagua fatura për një sistem të shkatërruar ndër dekada. Kush është fajtor për këtë duhet ta thonë prokuroria dhe gjykatat”, deklaroi ai.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, foli për përvojën e sistemit shëndetësor në përballjen me tragjedinë dhe për punën e qindra profesionistëve që u angazhuan për shpëtimin e jetëve.
“Një falënderim të veçantë u drejtoj më shumë se 400 punonjësve shëndetësorë nga institucionet publike dhe private, të cilët në ato ditë punuan me përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm”, tha Aliu.

Ai theksoi se 115 pacientë u transportuan për trajtim jashtë vendit dhe se përvoja nga Koçani tregoi edhe nevojën për mbështetje psikologjike dhe për forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor. “Pasojat e një tragjedie të tillë nuk përfundojnë me plagët fizike. Ato lënë gjurmë të thella psikologjike te të lënduarit, familjet e tyre dhe te e gjithë komuniteti”, theksoi ministri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement