Një vajzë e mitur nga Prizreni dyshohet se u dhunua nga një burrë - Gazeta Express
string(65) "nje-vajze-e-mitur-nga-prizreni-dyshohet-se-u-dhunua-nga-nje-burre"

Gazeta Express

30/09/2020 10:30

Një vajzë e mitur nga Prizreni dyshohet se u dhunua nga një burrë

Gazeta Express

30/09/2020 10:30

Një vajzë e mitur nga Prizreni po dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një burrë, shkruan Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor dhe janë shoqëruar në stacion.

“Dyshohet se viktima (e mitur) femër  kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull  kosovar. I dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave”, ka njoftuar policia.

Policia ka njoftuar se viktima është kthyer në shtëpi.

“Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e policisë./Express/