Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe djalit të saj trevjeçar.
Kështu raportojnë mediat kanadeze.
Siç raportohet ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e së martës në një pishinë në lagjen Lachine të Montrealit.
Sipas mediave atje, ekipet emergjente morën një thirrje në numrin 911 rreth orës 21:35, pas raportimeve për një incident në rrugën 20e Avenue, afër rrugës Provost.
Në vendin e ngjarjes, ekipet e ndihmës së shpejtë gjetën nënën dhe fëmijën pa shenja jete.
“Ata gjetën dy persona pa ndjenja,” deklaroi zëdhënësja e policisë së Montrealit, Caroline Chèvrefils.
“Për fat të keq, të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje”, theksoi ajo.
Organet e rendit bëjnë me dije se ngjarja është cilësuar si aksidentale.
E tronditur për ngjarjen u shpreh edhe kryebashkiakja Maja Vodanoviq.
“Ishte një top që ra në pishinë, gjë që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës trevjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte, por për fat të keq nuk dinte not,” shkroi Vodanoviq.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...