“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj - Gazeta Express
string(106) "nje-top-u-be-shkaktar-mediat-kanadeze-shkruajne-per-tragjedine-ku-vdiqen-gruaja-nga-decani-me-djalin-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 7:00

“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 7:00

Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe djalit të saj trevjeçar.

Kështu raportojnë mediat kanadeze.

Siç raportohet ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e së martës në një pishinë në lagjen Lachine të Montrealit.

Sipas mediave atje, ekipet emergjente morën një thirrje në numrin 911 rreth orës 21:35, pas raportimeve për një incident në rrugën 20e Avenue, afër rrugës Provost.

Në vendin e ngjarjes, ekipet e ndihmës së shpejtë gjetën nënën dhe fëmijën pa shenja jete.

“Ata gjetën dy persona pa ndjenja,” deklaroi zëdhënësja e policisë së Montrealit, Caroline Chèvrefils.

“Për fat të keq, të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje”, theksoi ajo.

Organet e rendit bëjnë me dije se ngjarja është cilësuar si aksidentale.

E tronditur për ngjarjen u shpreh edhe kryebashkiakja Maja Vodanoviq.

“Ishte një top që ra në pishinë, gjë që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës trevjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte, por për fat të keq nuk dinte not,” shkroi Vodanoviq.