Një tjetër zyrtare e task forcës në ministri e prekur nga koronavirusi. Bino: Të gjithë mund të infektohemi - Gazeta Express
string(105) "nje-tjeter-zyrtare-e-task-forces-ne-ministri-e-prekur-nga-koronavirusi-bino-te-gjithe-mund-te-infektohemi"

Një tjetër zyrtare e task forcës në ministri e prekur nga koronavirusi. Bino: Të gjithë mund të infektohemi

Gazeta Express

28/03/2020 13:04

Pas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, rezulton pozitive në testin e koronavirusit edhe Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor.

nje-tjeter-zyrtare-del-pozitive-drejtoresha-e-operatorit-te-sherbimit-shendetesor-e-prekur-nga-covid-19_5e7f36391ea0e

Lajmin e ka konfirmuar sot Silva Bino e Institutit të Shëndetit Publik e cila tha se të gjithë mund të infektohemi.

Lexo Edhe:

A është e vërtetë që drejtoresha e operatorëve është pozitive me COVID-19?

Bino: Po është e vërtetë dhe nuk ka asnjë gjë, COVID-19 është sëmundje infektive, të gjithë mund të kemi kontakte e mund të infektohemi, e rëndësishme është të vetëizolohemi edhe në momente kur kemi kontakte e të marrim të gjitha masat e kontrollit. Edhe për drejtoreshën është kryer e njëjta procedure si me te gjithë qytetaret, ajo gjendet duke punuar nga shtëpia dhe është e vetëizoluar”.

Cami është pjesë e Task Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin.