16-vjeçari kosovar Erblin Osmani ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke u stërvitur për herë të parë me ekipin e parë të Bayern Munich, pas ftesës nga trajneri Vincent Kompany.
Mesfushori defensiv konsiderohet një nga talentët më premtues në klub, me 9 paraqitje për Gjermaninë U17 (1 gol dhe 4 asistime) dhe 2 ndeshje me U19. Ai është edhe kapiten i ekipit U17 të Gjermanisë, por ka të drejtë të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.
Bayerni e kishte transferuar Osmanin nga TSV Milbertshofen në vitin 2017, kur ishte vetëm 8 vjeç, dhe tani e ka shpërblyer duke e përfshirë në seancat stërvitore me ekipin e parë.
Talent i ri, që duhet mbajtur nën vëzhgim – mbetet të shihet nëse së shpejti do ta shohim edhe në një ndeshje zyrtare me Bayernin. /GazetaExpress
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...