Një tjetër goditje për Elon Musk, Starship i shpërthen sërish në Texas - Gazeta Express
string(69) "nje-tjeter-goditje-per-elon-musk-starship-i-shperthen-serish-ne-texas"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 16:01

Një tjetër goditje për Elon Musk, Starship i shpërthen sërish në Texas

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 16:01

Anija gjigante hapësinore Starship e kompanisë SpaceX ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës gjatë testimeve në Texas, duke shënuar një tjetër pengesë për programin ambicioz të Elon Musk për misionin e ardhshëm drejt marsit, raporton Reuters, transmeton Express.

Sipas kompanisë, shpërthimi ka ndodhur në vendin e testimeve Starbase, pranë qytetit Broënsville në Texas, teksa po përgatitej për fluturimin e saj të dhjetë. SpaceX e ka përshkruar ngjarjen si një “anomali madhore”, ndërsa ka theksuar se të gjithë punonjësit janë të sigurt.

Ndërkohë, Elon Musk, përmes një postimi në X ka thënë se:

“Duket se një COPV azoti në seksionin e ngarkesës dështoi nën presionin e provës. Nëse hetimi konfirmon këtë, do të jetë hera e parë që kjo ndodh me këtë dizajn”.

COPV është një enë presioni për ruajtjen e gazit, e përdorur gjerësisht në teknologjinë hapësinore.

Incidenti vjen vetëm pak javë pas dështimit të një tjetër testimi të Starship.

Por, pavarësisht ngjarjeve të përsëritura, Elon Musk e ka quajtur një nga shpërthimet “një pengesë të vogël”, duke insistuar se testet e tilla janë pjesë e progresit teknologjik.