Atletico Madridi e ka regjistruar edhe ndeshjen e dytë radhazi në La Liga pa fitore, duke bërë një hap tjetër prapa në luftë për titull.
Madrilenët barazuan 1:1 në shtëpi ndaj Villarrealit, në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit spanjoll.
Villarreali kaloi në epërsi në minutën e 29-të kur Moreno realizoi nga penalltia, shkruan Gazeta Express.
E goli i barazimit erdhi në minutën e 58-të kur Lino realizoi pas asistit nga Angel Correa.
Me këtë barazim, Atletico Madridi tani ka 45 pikë në vendin e dytë, një më pak se Real Madridi, që luan sonte.
Në anën tjetër, Villarreali mbetet i pesti me 34 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...