Një tjetër e moshuar fiton betejën me COVID-19 tek Infektivi, lë spitalin 85-vjeçarja nga Durrësi - Gazeta Express
string(96) "nje-tjeter-e-moshuar-fiton-betejen-me-covid-19-tek-infektivi-le-spitalin-85-vjecarja-nga-durresi"

Gazeta Express

30/03/2020 10:53

Një tjetër e moshuar fiton betejën me COVID-19 tek Infektivi, lë spitalin 85-vjeçarja nga Durrësi

Gazeta Express

30/03/2020 10:53

 Lajm i mirë na vjen nga spitali Infektiv në Tiranë, pasi një tjetër e moshuar është shëruar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një 85 vjeçare nga Durrësi, ka lënë spitalin Infektiv, pasi është shëruar. Po kështu, më herët u njoftua se edhe një 80-vjeçare nga Durrësi, nënë Haxhireja fitoi betejën me COVID-19.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!