Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi Kilin verior pranë kufirit të tij me Argjentinën të enjten vonë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA.
Epiqendra e tërmetit ishte 45 kilometra në juglindje të San Pedro de Atacama, Kili, një qendër turistike në skajin e shkretëtirës veriore.
Deri më tani, autoritetet e vendit të Amerikës Latine sigurojnë se nuk janë raportuar as viktima dhe as dëme të rënda materiale.
Presidenti Gabriel Boriç siguroi përmes X se; “deri më tani, nuk është raportuar për të lënduar apo dëme serioze, por ekipet në terren janë ende duke mbledhur informacion”.
Así reaccionan la mayoría de los Chilenos con un #Terremoto #Chile #Sismo #Temblor #Terremoto pic.twitter.com/9XjNxyjI6Y
— 💫✨Carolina Paredes✨💫 (@Caroline_walls6) July 19, 2024
Tërmeti kishte një thellësi prej 117 kilometrash (72 milje), sipas USGS, e cila ka të ngjarë të zvogëlojë intensitetin e lëkundjeve. Tërmeti i së enjtes goditi gjashtë provinca – Tarapacá, Antofagasta, Atacama, Coquimbo, Arica dhe Parinacota – tha shërbimi i urgjencës i Kilit.
Kili ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit” në Paqësor, e cila është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj tërmeteve. Kilianët kanë ende kujtime të dhimbshme të një tërmeti me magnitudë 8.8 në vitin 2010 që shkaktoi një cunami dhe vrau 526 njerëz.
Rrjeti i Gjeoshkencës, tha se tërmeti i së enjtes ishte më intensivi që goditi Kilin që nga viti 2016, kur një tërmet me magnitudë 7.6 goditi jugun e vendit.