Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë - Gazeta Express
string(37) "nje-termet-i-fuqishem-godet-turqine-2"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 7:26

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 7:26

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua të martën, më 24 qershor 2025, në orën 06:09, në Turqinë qendrore.

Sipas të dhënave të disponueshme, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën me koordinata gjeografike të gjerësisë gjeografike 38.0272 dhe gjatësisë gjeografike 36.1792.

Hipoqendra e tërmetit, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, ndodhet në një thellësi prej afërsisht 7 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale ose të lënduar, dhe shërbimet përkatëse po monitorojnë situatën.