Lëkundjet sizmike po bëhen një ‘trend’ i zakonshëm gjeologjik, duke shkaktuar jo vetëm panik, por edhe viktima.
Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.9 ballë, goditi sot Filipinet (e martë, 21:59 sipas kohës lokale në vendin aziatik dhe 16:00 me atë europiane).
Sipas Unionit Amerikan të Gjeofizikës, epiqendra ishte 11 kilometra në lindje-juglindje të qytetit të Calape, i cili ndodhet afërsisht në qendër të arkipelagut.
#Cebu #Philippines #Earthquake captured on Sam Pepper's #Kick Livestream. September 30th 2025 pic.twitter.com/rBquhAnF9G
— FMJames (@fmjames) September 30, 2025
Thellësia fokale është 10 kilometra. Nuk ka paralajmërim për cunami, edhe pse sipas autoriteteve duhen pritur. Gjithashtu për momentin nuk raportohet për viktima, teksa nisur nga forca e madhe e lëkundjeve llogaritet që të ketë pasur dëme dhe priten shifrat zyrtare nga autoritetet.