Një sulmues me numrin 3 mbi shpinë, Falcao shpjegon zgjedhjen e tij - Gazeta Express
string(66) "nje-sulmues-me-numrin-3-mbi-shpine-falcao-shpjegon-zgjedhjen-e-tij"

Një sulmues me numrin 3 mbi shpinë, Falcao shpjegon zgjedhjen e tij

Futboll

Gazeta Express

17/09/2021 19:53

Radamel Falcao rikthehet pas 8 sezonesh në La Liga, aty ku shkëlqeu me fanellën e Atleticos së Madridit në periudhën 2011-2013, por këtë herë për t’u bërë pjesë e një klubi nga periferia e Madridit, si Rayo Vallecano e sapo-ngjitur në elitën e futbollit spanjoll.

Sulmuesi 35-vjeçar kolumbian ka firmosur për dy sezone me klubin dhe do të provojë të japë kontributin e tij për të siguruar mbijetesën, megjithatë ajo që bën përshtypje është numri që ka zgjedhur të mbajë mbi fanellë.

Lexo Edhe:

Ndryshe nga numrat normal të një sulmuesi, Falcao ka zgjedhur të luajë me bluzën me numrin 3, që zakonisht vishet nga mbrojtësit, teksa ka deklaruar se këtë numër e ka mbajtur babai i tij kur ka luajtur futboll, ndaj ka zgjedhur ta mbajë pikërisht për kënaqësi të tij.