Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë, pasi ishte arrestuar në territorin shqiptar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Pas ekstradimit, i dyshuari është sjellë në Kosovë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin janë në zhvillim.