Një burrë është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.
Viktima është shtetas i huaj dhe vdekja e tij është konfirmuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti