string(98) "nje-shtepi-perfshihet-nga-zjarri-ne-abri-te-skenderajt-shkaktohen-deme-te-konsiderueshme-materiale"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 18:11

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Abri të Skenderajt – Shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 18:11

Rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, një shtëpi në fshatin Abri të Skenderajt është përfshirë nga zjarri. Rasti është raportuar menjëherë tek autoritetet përkatëse, ndërsa njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë reaguar me urgjencë për të ndërhyrë në vendngjarje.

Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut ka thënë për Gazetën Express se fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar.

Megjithatë, sipas informacioneve fillestare, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç shtëpisë, janë dëmtuar edhe objekte përcjellëse, vetura, makina bujqësore dhe bagëti, si pasojë e përhapjes së shpejtë të flakëve.

Policia e ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e plota materiale