Kombëtarja shqiptare barazoi në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.
Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.
Një performancë zhgënjyese e kombëtares së Sylvinhos, që i zbeh kështu ndjeshëm shanset për t’u pozicionuar në vendin e dytë të renditjes.
Në bazë të vlerësimeve të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtari i kombëtares shqiptare me notën më të lartë, rezulton Kristjan Asllani me 8, i ndjekur nga Mitaj me 7.6 dhe Shehu me 7.5, përcjell Panorama.
Tabela mbyllet nga Arbër Hoxha, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni, që janë vlerësuar me notën më të ulët nga “Sofa Score”, 6.5.