Një shoqëri më e mirë mund të dalë nga pandemia - Gazeta Express

OP/ED

Gazeta Express

27/04/2020 11:53

Një shoqëri më e mirë mund të dalë nga pandemia

OP/ED

Gazeta Express

27/04/2020 11:53

Mundet që kur të takohemi përsëri nuk do të jemi më të vendosur për t’u përballur me botën e pabarabartë në të cilën jetojmë. Megjithatë nuk ka nevojë të shkojë në atë mënyrë. Një shqetësim për barazinë në menaxhimin e krizave do të zvogëlojë vuajtjet në shumë vende, dhe do të ofrojë ide të reja për të na frymëzuar, për të ndërtuar një botë më pak të pabarabartë në të ardhmen

Nga Amartya Sen

“Do të takohemi përsëri,” tha Mbretëresha Elizabetë pak ditë më parë, duke kujtuar një këngë të  vitit 1939. Ishte një mendim pozitiv dhe pikërisht ajo që duhej. Por çfarë lloj bote mund të presim pas pandemisë ? A do të përfitojmë diçka nga përvoja e rezistencës ndaj krizës?

Bota ishte plot probleme serioze para koronavirusit. Pabarazia ishte e përhapur, si ndërmjet vendeve ashtu edhe brenda tyre. Në SHBA, vendi më i pasur në botë, miliona njerëz kanë mungesë të aksesit mjekësor. Masat shtrënguese dobësuan aftësinë e BE-së për të ofruar mbështetje për njerëzit në nevojë. Politika antidemokratike ishte në rritje, nga Brazili dhe Bolivia në Poloni dhe Hungari.

A është e mundur që përvoja e përbashkët e pandemisë të ndihmojë në zbutjen e problemeve të tilla ekzistuese? Lufta e Dytë Botërore, për shembull, i bëri njerëzit të kuptojnë më mirë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara, FMN dhe Banka Botërore kanë lindur në vitet 1944-45.

Sidoqoftë, a kishte ndonjë përmirësim afatgjatë brenda një vendi nga përvoja e krizës? Ne i kemi parë disa prej tyre.

Kishte një ulje të madhe të shkallë së mos ushqimit në Britani në vitet e vështira të mungesës së ushqimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përballë një ulje të madhe të disponueshmërisë së ushqimit, Britania organizoi ndarje më të barabartë të ushqimit, përmes racionimit dhe mbështetjes sociale. Një gjë e ngjashme ndodhi dhe me kujdesin mjekësor.

Rezultatet ishin befasuese. Gjatë dekadës së luftës së viteve 1940, jetë gjatësia në Angli dhe Uells u rrit me 6.5 vjet për burrat, krahasuar me 1.2 vjet në një  dekadë më  herët dhe për gratë u rrit me 7 vjet. Mësimet pozitive që  u morën nga respektimi i barazisë dhe vëmendja më e madhe ndaj të skamurve, ndihmuan në shfaqjen e atij që u njoh si shtet social.

A mund të ndodhë diçka pozitive në sajë të krizës aktuale? Mësimet që duhet të dalin nga një krizë  varen me siguri se si ajo trajtohet, dhe cilat shqetësime dalin në pah.

Politika është e rëndësishme këtu, përfshirë lidhjen midis qeverive dhe qytetarëve. Gjatë viteve të luftës, në kontrast me Britaninë  e Madhe, uria e tmerrshme e Bengalit në vitin 1943, në Indinë Britanike, vrau gati 3 milionë njerëz dhe Raj bëri pak për ta parandaluar.

Në politikat kundër kësaj pandemie, barazia nuk ka qenë një përparësi veçanërisht e dukshme. Në SHBAm afrikano-amerikanët po vdesin me një normë jashtëzakonisht më të lartë nga Covid-19, sesa njerëzit e bardhë. Në Çikago, më shumë se 70 përqind e vdekjeve nga pandemia kanë qenë  Afrikano-Amerikanë që përbëjnë vetëm një të  tretën e popullsisë .

Pabarazitë e brendshme duket se nuk kanë qenë më pak në shumë vende të tjera, nga Brazili dhe Hungaria deri në Indi.
India është një rast i veçantë. Pabarazitë janë shumë të mëdha. Diskutimi i hapur publik – i cili e bën gjendjen e të privuarve të dëgjohet dhe mbron të rrezikuarit – përballet me rritjen e kufizimit qeveritar, duke përfshirë zvogëlimin e lirisë së mediave me mjete të drejtpërdrejta dhe indirekte. Kontrasti midis të pasurve dhe të varfërve në aksesin mjekësor është shumë i madh.

Fokusi ka qenë tek kontrolli drastik dhe izolimet e papritura (përfshirë trenat dhe autobusët) me vëmendje të madhe për punëtorët që humbasin punën, ose punëtorët e shumtë migrantë, më të varfërit e të varfërve, të cilët që ndrojnë  qindra milje larg shtëpive të tyre .

Sigurisht, distanca sociale kufizon përhapjen e virusit (ky përfitim i rëndësishëm as nuk vihet në diskutim). Por duhet të kombinohet me masa kompensuese – për të ardhurat, ushqimin, aksesin dhe kujdesin mjekësor. India, si shumë vende, ka nevojë për diçka si një NHS (Shërbim Kombëtar Mjekësor). Por asnjë mësim në atë drejtim nuk do të dalë, pa marrë parasysh pabarazitë e mëdha.

Fatkeqësisht, është mjaft e mundur që kur të takohemi përsëri nuk do të jemi më të vendosur për t’u përballur me botën e pabarabartë në të cilën jetojmë. Megjithatë nuk ka nevojë të shkojë në atë mënyrë. Një shqetësim për barazinë në menaxhimin e krizave do të zvogëlojë vuajtjet në shumë vende, dhe do të ofrojë ide të reja për të na frymëzuar, për të ndërtuar një botë më pak të pabarabartë në të ardhmen. / bota.al