Në katër ditët e fundit, si Shoqatë Vullnetare Zjarrfikëse “Bajram Miftari” nga Çairi, kemi qenë të pranishëm në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në disa zona të ndryshme, si në Bllacė, Makedonski Brod, Gazi Babë, Vizbeg Shuto Orizare si dhe Stenkovec.
Fatkeqësisht, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga pakujdesia njerëzore, duke rrezikuar jetën, pronën dhe mjedisin natyror.
Jemi thellësisht mirënjohës dhe krenarë për çdo vullnetar që, me guxim dhe përkushtim, dha ndihmesën e tij në kushte të vështira dhe të rrezikshme.
Apelojmë për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes nga qytetarët – sepse një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë pasoja të mëdha.
Të mbrojmë natyrën dhe njëri-tjetrin!
tag_katrorimaqedoni_2