Dy persona po dyshohet se kanë uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Prizrenit, sipa policisë.
Njëri prej tyre punëdhënës e tjetri punëkryes janë parë duke zhvilluar punime në pronën që nuk është e tyre dhe të njëjtit kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike që nuk është e tyre.
Policia tha se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mjetet e punës: një eskavator dhe një kamion janë sekuestruar.
“Fsh. Dedaj, Prizren 12.09.2025 – 17:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri punëdhënës e tjetri punëkryes, janë takuar duke zhvilluar punime në pronën që nuk është e tyre dhe të njëjtit kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mjetet e punës: një eskavator dhe një kamion janë sekuestruar. Rasti procedohet me procedurë të rregullt”.