Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka paralajmëruar se në këtë qytet do të fillojë një projekt gjigant, raporton Express.
Përmes një postimi në Tëitter, Zogaj ka njoftuar se investitore do të jetë kompania “MUNDA”, por s’ka dhënë detaje se për çfarë projekti bëhet fjalë.
“Me kënaqësi prita në takim investitorët gjermanë të kompanisë MUNDA. Jam i lumtur që një projekt gjigand po fillon në Prishtinë. Suksese MUNDA!”, ka shkruar Zogaj.
Me kënaqësi prita në takim investitorët gjermanë të kompanisë MUNDA. Jam i lumtur që një projekt gjigand po fillon në Prishtinë. Suksese MUNDA! #Kryeqyteti #Investimet #Ekonomia pic.twitter.com/iXxht4V8uf
— Alban Zogaj (@albanzogaj) March 6, 2023