Një prej të akuzuarve pranon fajësinë për vrasjen e gazetares malteze - Gazeta Express
string(69) "nje-prej-te-akuzuarve-pranon-fajesine-per-vrasjen-e-gazetares-malteze"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 18:47

Një prej të akuzuarve pranon fajësinë për vrasjen e gazetares malteze

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 18:47

15 vjet burg, edhe pse dënim i reduktuar si bashkëpunëtor me prokurorinë, është dënuar vrasësi i gazetares malteze Galicia. Gazetarja, shkruajnë mediet vendase, kishte zbuluar nëpër firmat offshore emra biznesmenësh dhe politikanësh të lartë vendas, që i morën edhe jetën.

Gjykata malteze ka dhënë dënimin me 15 vjet burg për fajtorin e parë që akuzohet për vrasjen e gazetares investigative Daphne Galizia. Vincent Muscati pranoi fajësinë për krimin e rëndë dhe u burgos menjëherë në sallën e gjyqit për 15 vjet me një dënim të reduktuar.

Lexo Edhe:

Gazetarja dhe blogerja që merrej me denoncimin e korrupsionit në vend u vra afër fshatit të saj të lindjes, në tetor të 2017, me një bombë të vendosur në makinë. Mediet malteze shkruajnë se gazetarja po hetonte për dokumentet që rrodhën vite më parë dhe që u pagëzuan me emrin “Panama Papers“.

Ajo kishte zbuluar nëpër firmat offshore emra biznesmenësh dhe politikanësh të lartë vendas, që sipas medieve malteze, i morën edhe jetën. Vrasja me bombë në 2017-ën  nxiti protesta të forta qytetare në të gjithë Maltën, ku kolegët e gazetares implikonin edhe një nga biznesmenët më të fuqishëm vendas i cili e mohon përfshirjen.

Në sallën e gjyqit këtë të martë ndodheshin edhe vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio, të akuzuar për pagesën, vendosjen dhe shpërthimin e bombës, por që pretendojnë pafajësinë. Ata qëndruan të heshtur ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar i tyre pranoi fajësinë për krimin e rëndë.

Mediet malteze njoftojnë se këtë të martë janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë që dyshohen se kanë sjellë bombën e përdorur.

Motra e gazetares së vrarë, ndërsa e cilësoi burgosjen si një hap të mirë përsëriti se vrasja e gazetares nuk ishte vetëm vrasje e një personi, por mohimi i qytetarëve që të dëgjojnë e të shohin se çfarë po ndodh.