Një prej punonjësve pozitiv me Covid-19, mbyllet kopshti “4 Stinët” në Tiranë - Gazeta Express
string(74) "nje-prej-punonjesve-pozitiv-me-covid-19-mbyllet-kopshti-4-stinet-ne-tirane"

Gazeta Express

10/07/2020 9:15

Një prej punonjësve pozitiv me Covid-19, mbyllet kopshti “4 Stinët” në Tiranë

Gazeta Express

10/07/2020 9:15

Një kopsht publik në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme pasi një prej punonjësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kopshti “Katër Stinët” është mbyllur pas daljes së rezultatit të punonjësit të saj.

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe kopshti privat me të njëjtin emër në kryeqytet i cili sqaron qytetarët, në rast keqkuptimi për shkak të emrit të njëjtë.

“Ne rast se keni lexuar nje lajm neper disa media online ne lidhje me Kopshtin 4 Stinet, ju informoj sa me poshte:

Lajmi eshte i rreme. Lajmi i sakte i referohet Kopshtit SHTETEROR mbas pallatit me shigjeta ku ka rezultuar nje person prej stafit me Covid19.

Fatkeqesisht ky kopesht shteteror i eshte vene emri “4 Stinet” 5 vite me pare, ndersa ne operojme si kopesht privat me emrin “4 Stinet”, prej 20 vitesh.

Shpresoj t’ju kem sqaruar per kete situate te pakendshme dhe skandaloze per disinformimin e qytetareve”, thuhet në njoftim.

Ky është kopshti i parë në Tiranë i raportuar në mbyllur prej Covid-19. Më herët në kryeqytet janë mbyllur edhe dy çerdhe fëmijësh në zonën e ish-Bllokut dhe në Laprakë duke qenë se dy punonjës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus./