Një polic lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë - Gazeta Express
string(64) "nje-polic-lendohet-ne-perpjekje-per-te-shuar-zjarrin-ne-kamenice"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 9:44

Një polic lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 9:44

Një polic është lënduar gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin në Gregjenik të Kamenicës.

Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM-ZJARR- Gregjenik, Kamenicë 09.08.2025- 13:17. Raportohet për një zjarr fushor ku në përpjekje per ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar viktima  m/k zyrtar  policor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i zjarrfikëseve të cilët kane arritur te lokalizojnë zjarrin, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti nën hetime.